Barcelona ofron emra si Dembele, Coutinho apo Umtiti për Torresin, por Manchester Cityt nuk i pëlqen asnjërin

Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Ferran Torres në afatin kalimtar të janarit për të freskuar sulmin, por lojtarët e ofruar për Manchester Cityn, nuk pëlqehen nga klubi anglez.

Situata e vështirë financiare e ka detyruar Barcelonën të ofrojnë lojtarë në këmbim dhe jo para, duke ofruar emra si Ousmane Dembele, Philippe Coutinho apo Samuel Umtiti.

Manchester City nuk kishte planifikuar të humbiste Torresin, megjithëse ai do të luante më shumë në “Camp Nou”, ndërkohë që situata e Raheem Sterling po shkakton gjithashtu një dhimbje koke për drejtuesit në “Etihad”.

Si është situata dhe ku janë klubet me kërkesa më poshtë e gjeni një përmbledhje të ngjarjeve.

Man City ka vendosur çmimin e tyre për Torres

Klubi anglez ka vendosur një vlerë prej 70 milionë eurosh për ish-sulmuesin e Valencias, me Pep Guardiola që madje ka shkuar aq larg për të thënë se ai nuk do të pengonte një lojtar që dëshiron të largohet, nëse të gjitha palët do të arrinin një marrëveshje.

Do të jetë e vështirë për Blaugranat të arrijnë një shumë të tillë, me mediat që shkruajnë se oferta e tyre më e hershme ishte 45 milionë euro.

Lojtarët që mund të ofrohen

Siç ndodhi në verë, Barcelona dhe Joan Laporta po ofrojnë lojtarë në këmbim për të siguruar transferimet e ardhshme, por është një politikë e cila ende nuk ka dhënë rezultat.

Edhe pse City nuk ka asnjë interes, klubi do të kërkojë të përfshijë ndonjë nga Coutinho, Umtiti, Dembele dhe Clement Lenglet në një paketë për Torres.

Progresi në negociata ka ngecur

Për momentin nuk ka asnjë mundësi që kjo marrëveshje të përfundojë në janar, me situatën që ka arritur në atë që duket të jetë një qorrsokak.

Interesi i Barcelonës është i qartë, siç është edhe dëshira e reprezentuesit spanjoll për të luajtur në “Camp Nou”, por vetëm këta dy faktorë nuk do të mjaftojnë për ta mbyllur një marrëveshje.

Asnjëri nga klubet nuk është afër me ato që kërkon dhe kjo marrëveshje duhet të presë deri në verë për ndonjë lëvizje reale. 

Go to TOP