Barca merr pikë ndaj Sevillas, i falet talentit të Pedrit

Barcelona është mjaftuar me një gol për të triumfuar ndaj Sevillas (1-0) në Camp Nou duke u ngjitur në vend të dytë në tabelën e La Ligas.

Fraksioni i parë nuk dhuroi shumë raste shënimi, ashtu që rrjetat mbetën të paprekura pas 45 minutave të para.

Në gjysmën e dytë, katalunasit bën shumë përpjekje për të shënuar dhe ia dolën të kalonin në avantazh.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1510719020957413382?s=20&t=m8IcaxsOQnVWvSOHn3lUDA

Momenti vendimtar ishte në minutën e 72-të të takimit kur Pedri e realizoi golin e epërsi që rezultoi edhe goli i fitores.

Talenti 19 vjeçar pranoi një top nga Ousmane Dembele, nxori nga loja dy mbrojtës kundërshtarë dhe topi u ndal në rrjetë.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona është ngritur në vend të dytë në renditje, me pikë të barabarta me vendin e tretë dhe të katërt (Atletico Madrid dhe Sevilla) dhe me 12 pikë prapa liderit Real Madrid.

https://twitter.com/BaggioM10/status/1510717239351152642?s=20&t=Xyof2VPnO0iC4TMtfpWU6w
Go to TOP