Athletic Bilbao eliminon Real Madridin në Kupën e Mbretit

Athletico Bilbao ka shënuar fitore ndaj Real Madridi në çerekfinale të Kupës së Mbretit me rezultat 1-0.

Athletico Bilbao e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar e para me Dani Garcia në minutën e 10-të, por pa sukses.

I njëjti lojtar edhe pas tre minutash rrezikoi, ndërsa pas tij ishte radha e Iker Munain, por asnjëri nuk qëlloi cakun.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit. Iker Munain (47’) dhe Rudi Garcia (50’) ishin afër shënimit, por sërish nuk ia dolën të kalojnë Bilbaon në epërsi.

Në minutën e 51-të, Bilbao kërkoi penallti pas një prekje me dorë në zonë të Nacho, por pas shikimit në VAR, nuk u vendos për një gjë të tillë.

Real Madridi u bë i gjallë në minutën e 81-të, kur Casemiro gjuan bukur, por Julen Agirrezabala ishte në vend.

Golin e fitores Bilbao e shënoi në minutën e 89-të, kur Alex Berenguer pas një lëvizje të bukur në zonë, gjuan edhe më bukur për të shënuar për 1-0.

https://twitter.com/FootbaIlForYou/status/1489363811773476865?s=20&t=QAKDThS4fcV0AyD5UzNNng

Deri në fund mbretërit edhe pse u munduan të bënin diçka, nuk ia arritën, duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Athletico Bilbao pasi eliminoi Barcelonën, tani eliminoi edhe Real Madridin, duke i hapur rrugë vetës drejt trofeut. 

Go to TOP