Arsenali rikthehet fitorja, në triumfin minimal ndaj Aston Villës

Arsenali ka triumfuar 1-0 në udhëtim te Aston Villa në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Pas vetëm gjysmë ore lojë bë Villa Park, The Gunners kaluan në epërsi me anët të Bukayo Sakas që goditi nga distanca.

Pjesa e parë bëri që skuadra londineze të shkonte në pushimin mes pjesëve me epërsi, derisa të dytën ishte një lojë më e vëmendshme.

Vendasit arritën të krijonin një rast serioz në minutën e 68-të, kur Ollie Watkins lëshoi një gjuajtje të fortë, por topi shkoi afër shtyllës së majtë.

Një tjetër mundësi të mirë, Villa e lëshoi në minutën e 85-të, kur topi përfundoi mbi portën e mysafirëve, duke bërë që ndeshja të përfundonte 1-0.

Pas javës së 30-të, Arsenali vazhdon të jetë në vendin e katërt me 54 pikë, ndërsa në xhiron e 31-të do të takohet me Crystal Palacen.

Standings provided by SofaScore LiveScore
Go to TOP