Arrestohen tre vëllezër në Ferizaj, sulmuan me mjete të forta disa persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre vëllezër në Ferizaj, pasi që me mjete të forta kishin sulmuar tre persona.

Rasti ka ndodhur më 7 janar, rreth orës 20:30.

“Fsh. Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj, 07.01.2022-20:30. Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër në mes veti), pasi që me mjete te forta kanë sulmuar tre viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor, njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia shton tutje se me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit dërgohen në mbajtje. 

Go to TOP