Arrestohen dy persona në Pejë, policia konfiskon mbi 70 gramë marihuanë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur dje në Komunën e Pejës janë arrestuar dy të dyshuar për posedim të narkotikëve.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë kontrollit në lokacionet e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 76.5 gram substancë narkotike, e llojit marihuanë dhe një pushkë gjuetie.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Go to TOP