“Anonymous” thotë se kanë hakuar stacionet televizive ruse

Grupi i hakerëve “Anonymous” po pretendon se kanë arritur të hakojnë transmetimet televizive shtetërore ruse, për të treguar pamjet e luftës në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, “Anonymous” ka bërë të ditur se kanë hakuar kanale si “Rusia 24”, “Channel One” dhe “Moska 24”.

Në një postim tjetër, grupi “Anonymous” ka deklaruar se janë “përfshirë në operacionin më të madh të Anonymous që është parë ndonjëherë”, ndërsa kanë theksuar se disa qeveri mund të shohin grupin si kërcënim dhe të kryejnë operacione false për ta diskredituar atë.

“Na mbani mend kur fuqi të ndryshme të kthejnë vëmendjen e tyre drejt nesh, sepse do të ndodhë. Ne mund ta ndryshojmë botën për mirë. Kjo ka qenë gjithmonë ideja”, thuhet në deklaratën e “Anonymous”. 

Go to TOP