A po e krahason Vlora Çitaku veten me Messin?
Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, është kthyer zyrtarisht në PDK.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues, që është mbajtur pasditen e sotme, ajo është zgjedhur nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës kishte qenë qysh nga fillet e saj deri në largimin për shërbim diplomatik jashtë vendit.
Por, ka rastisur që kthimi i saj zyrtar në PDK të jetë në të njëjtën ditë kur është bërë e ditur që Liones Messi nuk do të jetë më pjesë e klubit që ajo simpatizon.
Çitaku është fanse e madhe e Barcelonës, e duket se ajo edhe e ka krahasuar veten me ikonën e këtij klubi katalunas.
“Messi po largohet nga Barcelona, e unë po kthehem në PDK. #lluge #krejtmukaperzi”, ka shkruar ajo në Facebook.
