18 vjet pavarësi, Haxhiu dhe Begaj riafirmojnë partneritetin Kosovë-Shqipëri
Në Ditën e Pavarësisë, në Kuvendin e Kosovës, Kryetarja Albulena Haxhiu mirëpriti në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, të shoqëruar nga ambasadori, Petrit Malaj.
Presidenti Begaj e uroi Kryetaren për detyrën e saj të re, dhe shprehu mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në proceset vendore dhe ato integruese evropiane.
Kryetarja Haxhiu e falënderoi për vizitën dhe urimet, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës, para e gjatë luftës sikurse edhe në periudhat e mëvonshme të shtetndërtimit dhe integrimit ndërkombëtar.
Në këtë takim u fol edhe për sfidat e përbashkëta dhe për mbështetje të ndërsjellë mes dy shteteve tona shqiptare. /Kosova.info/
