17 kamionë me ndihma arrijnë në vendkalimin Egjipt-Gaza
17 kamionë që transportojnë ndihma kanë mbërritur në vendkalimin Rafah midis Egjiptit dhe Rripit jugor të Gazës.
Disa pamje të drejtpërdrejta nga kufiri tregojnë kamionë dhe një automjet të OKB-së të rreshtuar, por është e paqartë nëse ata kaluar ende në Gaza.
Ndërsa, të shtunën në vendkalimin Rafah, kishte një kolonë prej 20 kamionësh që transportonin ndihma mjekësore, ushqime dhe ujë.
OKB-ja thotë se Gaza është “në humnerë” dhe se rreth 100 kamionë në ditë nevojiten për të futur furnizime të mjaftueshme në enklavë.
