13-vjeçari që u rrëzua nga kati i dytë i shkollës ndodhet në gjendje të rëndë në QKUK
Një nxënës 13-vjeçar nga Peja ka pësuar lëndime trupore, pasi ka rënë nga kati i dytë i një shkolle. I mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është sjellë për trajtim në QKUK në Prishtinë.
Mjeku kujdestar i Emergjencës, Avdush Bajgora, ka thënë se i mituri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa shton se i njëjti ka pësuar fraktura në kokë dhe brinjë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë ( nxënes) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka deklaruar Rugova.
