10-ëshja që po e synon çmimin e Portierit të Vitit
“France Football” ka publikuar 10 emrat e portierëve të nominuar për çmimin “Yashin 2023”, apo Portieri i Vitit.
Emiliano Martinez, Yassine Bounou, Dominik Livakovic, Thibaut Courtois, Mike Maignan, Marc-André Ter Stegen, Ederson, Andre Onana, Aaron Ramsdale dhe Brice Samba, janë 10 emrat e nominuar për çmimin e portierit të vitit, transmeton KlanKosova.tv.
Ederson dhe Emiliano Martinez janë dy favoritët për ta fituar këtë çmim.
Martinez ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën, dhe pati paraqitje të mira me klubin e tij, Aston Villan në sezonin 2023/2024.
Ndërsa braziliani Ederson fitoi tripletën me Manchester Cityn. Po ashtu, 30-vjeçari e fitoi edhe Superkupën e Evropës.
Çmimi do të ndahet në ceremoninë e Topit të Artë 2023, që të mbahet në Theatre du Chatelet në Paris më 30 tetor.


