​Basha kërcënon me përjashtim Berishën

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha në takimin me kryetarët e degëve të kësaj partie se vota e Kryesisë i dha përgjigje kujtdo që dyshonte në procedurat demokratike në parti.

Ai tha se më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD dhe nga ky Kuvend do të dalin të bashkuar, partnerë të palëkundur të SHBA dhe BE. Më tej, kërcënoi ish-kryetarin Sali Berisha.

“Do të bëjë Sali Berisha miting më 11 dhjetor? Apo mendon se do të ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD-së. Por, veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike të PD-së e kanë përgjigjen në statut. Dhe do ta zbatojë statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së partisë, fatin e ka të caktuar nga statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën”, u shpreh Basha.

“Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi statutin dhe nuk është mbi të tjerët”, shtoi Basha.

Go to TOP