Kosova

​Serbët e quajnë provokim vendosjen e flamurit kombëtar dhe të UÇK-së në lagjen boshnjakëve

Gazeta “Kurir” ka shkruar sonte se në veri të Mitrovicës në lagjen e boshnjakëve ku ka popullsi të përzier janë vendosur flamuj të Shqipërisë dhe të UÇK-së, kjo sipas zyrës së (ashtuquajtur ) për Kosovë është provokim dhe ka qëllim nxitjen e reagimit të serbëve.

Në kumtesën e kësaj zyre thuhet se “vendosja e flamujve të Shqipërisë dhe UÇK-së në pjesën veriore në lagjen me popullsi të përzier është provokim i rrezikshëm që ka për qëllim nxitjen e reagimit të popullit serb në veri të krahinës, që ka pësuar shumë pikërisht nga dora e UÇK-së terroriste”.

“Ndonëse kryesi i këtij veprimi është i fshehtë, festimi i UÇK-së ka nënshkrim të njohur dhe shpie deri te pushteti në Prishtinë. Është e qartë se qëllimi i Kurtit është ngritja e tensioneve në veri dhe incidenteve ashtu që të përfitoj me ndonjë pikë politike” thuhet në kumtesë.

Në vazhdim të kumtesës thuhet se “atë që Kurti nuk është i mirëseardhur në mjediset serbe në Kosovë, e veriu po i bëhet opsesion i përditshëm, nuk mund të kompensohet me aksione të këtilla dhe varjen e flamujve të organizatës terroriste në mjediset serbe”.

“Qartë shihet se Kurtit nuk i intereson dialogu dhe normalizimi i raporteve, po i intereson shpërthimi i tensioneve nëpër të cilat tregon edhe njëherë fytyrën e vërtetë ekstremiste, të ndërruar në rroba të politikanëve” nënvizohet në kumtesë, njofton “Kurir”.

Shfaq më shumë
//soaheeme.net/4/3473483