Zelensky: Nuk bisedojmë me Rusinë në Bjellorusi
Rusia ka thënë se një delegacion rus ka arritur në Bjellorusi – gjoja për bisedime me Ukrainën.
Mirëpo presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka refuzuar këtë ofertë, duke thënë se bisedimet në Minsk do të mund të ndodhnin nëse Rusia nuk do ta sulmonte Ukrainën nga territori bjellorus.
Megjithatë, ai e ka lënë derën e hapur për negociata në vende tjera.
“Natyrisht se ne duam paqe, ne duam të takohemi, ne duam që lufta të marrë fund. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ne ua kemi ofruar këto vende rusëve.
“Secili qytet tjetër neve na përshtatet – shtet nga i cili nuk janë nisur raketa drejt nesh. Kjo është mënyra e vetme që negociatat të jenë të sinqerta dhe që mund t’i japin fund luftës”.
Prev Post
Bota proteston kundër luftës në Ukrainë
