Zyrtarët amerikanë do të marrin pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën në Arabinë Saudite
Zyrtarët e qeverisë amerikane do të marrin pjesë në një samit të paqes për Ukrainën në Arabinë Saudite.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, e bëri njoftimin sot në një konferencë. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera.
Wall Street Journal raportoi të shtunën se Arabia Saudite do të ftonte shtetet perëndimore, Ukrainën dhe vendet e mëdha për t’i zhvilluar bisedimet, shkruan Skynews.
