Zyrtare: Ylli bëhet me trajner të ri

K.B. Golden Eagle Ylli është bërë më trajneri të ri.

Trajneri i njohur Fotis Takianos zyrtarisht është emëruar në krye të bankinës së skuadrës nga Suhareka.

Ylli përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar Takianos trajner i ri të skuadrës.

Takianos do ta drejtojë Yllin pikërisht në 50 vjetorin e themelimit të këtij klubi të madh në vendin tonë.

“Golden Eagle Ylli – 50 Vjet Histori dhe Një Fillim i Ri

Në 50-vjetorin e themelimit të klubit tonë, Golden Eagle Ylli, po jetojmë një ndër momentet më të ndritura në historinë tonë. Puna, përkushtimi dhe mbështetja e komunitetit na kanë sjellë në një pikë krenarie dhe reflektimi – por edhe vizioni për të ardhmen.

Sot, me kënaqësi të madhe, prezantojmë trajnerin e ri të ekipit tonë, një emër tashmë të njohur për basketbollin në Kosovë: Fotis Takianos”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka. 


Go to TOP