Zyrtare: UEFA eliminon Tottenhamin nga Liga e Konferencës
Tottenham Hotspur është eliminuar nga Europa Conference League pasi ndeshja e tyre e fundit në grup u dha si një humbje e Spurs dhe një fitore 3-0 ndaj Rennes.
Skuadra e Premier Leagues nuk ishte në gjendje të luante ndeshjen e saj përfundimtare kundër kundërshtarëve francezë dhe një datë alternative nuk ishte gjetur.
Rezultati do të thotë që Spurs do tw përfundojnë të tretit në grupin e tyre dhe rrjedha e tyre evropiane ka marrë fund si rezultat.
Skuadra e Antonio Contes kishte bërë kërkesën për shtyrjen e lojës pasi rastet e Covid në skuadrën e tyre vazhduan të grumbulloheshin në ditët para ndeshjes, duke konfirmuar se një vendim ishte marrë në prag të lojës.
Rennes fillimisht kishte refuzuar të njihte deklaratën e Spurs në lidhje me shtyrjen e ndeshjes, por vendimi u konfirmua më vonë nga UEFA.
Përpjekjet për të gjetur një datë të re për lojën rezultuan të pasuksesshme dhe UEFA ka marrë vendimin e saj pasi konfirmoi se ndeshja nuk do të luhej.
