Zyrtare: Roma blindon Pellegrinin me kontratë afatgjate

Klubi italian, Roma ia ka rinovuar edhe për shumë vite kontratën mesfushorit italian, Lorenzo Pellegrini.

Pellegrini ishte në fundin e kontratës që do t’i skadonte verën e ardhshme dhe kishte muaj që ai dhe drejtuesit e klubit po bisedonin për rinovimin e saj.

Pas muajve konsultime ka ardhur edhe marrëveshja e cila e zgjat edhe për pesë vite tjera qëndrimin e Pellegrinit në Olimpico.

Sot (e shtunë), Roma ka konfirmuar zyrtarisht zgjatjen e kontratës së Pellegrinit deri në verën e vitit 2026.

“Roma është e lumtur të njoftojë se kapiteni i klubit Lorenzo Pellegrini ka rënë dakord për një kontratë të re afatgjatë me Giallorossët”.

“Pellegrini, 25 vjeç, ka nënshkruar një zgjatje gati pesëvjeçare me klubin që zgjat qëndrimin deri më 30 qershor 2026”, thuhet në njoftimin e Romës.

https://www.asroma.com/en/news/2021/10/lorenzo-pellegrini-signs-a-new-deal-until-2026

Go to TOP