Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Zyrtare: Akis Vavalis nuk është më trajner i Dritës

Trajneri grek Akis Vavalis është larguar nga Drita pas shkëputjes së kontratës me marrëveshje të dyanshme me bordin drejtues të klubit.

Shkarkimi i tij vjen pas humbjes që Drita pësoi me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet faqja zyrtare e Dritës në Facebook të cilët kanë shprehur falenderimin e tyre në drejtim të Vavalis për këto kohë sa ishin bashkë.

Vavalis ishte emëruar në krye të klubit gjilanas në prill të këtij viti duke zëvendësuar Arsim Thaçin.

“Klubi jonë FC DRITA dhe treneri Akis Vavalis kan ndërpre bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme”.

“Rezultati i ndeshjes së sotme ishte ajo që uli palët për të analizuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje më të mirë për klubin. Nga të dy taboret u dakorduan që është momenti që të jetë një energji e re në krye të skuadrës”.
“Klubi jonë FC DRITA e falënderon trenerin Vavalis dhe stafin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe ju dëshiron suksese”, thuhej në njoftimin e Dritës.

Go to TOP