Zyrtari i LDK-së demanton shpifjet e një faqe fantome të VV-së në Viti

Po zhvillohet një debat i ashpër mes LDK-së dhe VV-së në Viti, pas shpërthimit të akuzave nga një portal fantom, i cili publikoi disa mesazhe lidhje me arrestimin e zyrtarit te LVV-së Bislim Bislimi, i cili ishte dyshuar për dhunimin e një te miture.

Por zyrtari i LDK-së, Jakup Haxhiu, ka demantuar dhe ka mohuar të jetë i përfshirë në këto biseda, ai i quajti fabrikime të Vetëvendosjes në Viti, e cila po e bënë për pak vota.

Jakup Haxhiu i cili sot u targetua nga kjo faqe pa adresë, e cila nxiti edhe përçarje ndërfetare.

“Për pak vota, një faqe e afërt me VV-në në Viti ka shkelur në privatësi duke publikuar biseda te montuara”.

Por Haxhiu thotë se ka respekt maksimal për katolikët e Vitisë dhe ka shoqëri të vjetër me ta.

Vitia shquhet për tolerancë, pavarësisht nxitjes e pavarësisht tendencës për përçarje politike atje.

Pas publikimit të këtyre mesazheve, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur edhe një konferencë për media, ku ka drejtuar gishtin nga Sokol Haliti për gjitha këto ngjarje, por kryetari Haliti nuk ka reaguar lidhje me këtë ku i njëjti ka vazhduar fushatën zgjedhore në Stubëll të Epërme.

Haxhiu tha për Kosova.info se, e gjithë kjo katrahurë që po bëhet duke etiketuar emrin tim, po bëhet vetëm që të dëmtohet LDK në Viti.

“E gjitha kjo po dëshmohet se, u orkestrua nga LV-ja, e cila e dëshmoi edhe në konferencën për media të mbajtur në Viti, nga kandidati për kryetar Arsim Ademi, ku i njëjti bëri me gisht dhe akuzat i hodhi në adresë të Sokol Halitit dhe përmendi emrin tim pa pasur fakte dhe argumente të besueshme, por duke marr disa mesazhe montazh të një faqe fantome e afërt me LV-në”, tha Haxhiu.

Haxhiu po ashtu tha, as LDK-ja e as Sokol Haliti nuk i kanë bërë padi kryetarit të degës së Vetëvendosjes në Viti, Bislim Bislimi, por këtë padi e ka bërë babi i një të miture në Viti.

“E them me përgjegjësi të plotë se, Jakup Haxhiu, nuk ka lidhje me ato mesazhe të cilat janë publikuar sot, por kjo është një lojë politike e LV-së, e cila po përdor çdo metodë për të fituar pushtetin në Viti”, tha Haxhiu.

Ai tha se, për të gjitha këto do t’i drejtohet prokurorisë, që të zbardh këtë rast, dhe gjithë ata të involvuar në këtë rast, që u munduan të përdorin emrin tim dhe të LDK-së të japin llogari. /Kosova.info/

Go to TOP