Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e quan provokim ndalimin e vizitës për alpinistët serbë në Malet e Sharrit

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar për alpinistët serbë që nuk janë lejuar të vizitojnë Malin e Sharrit, duke thënë se Policia e Kosovës e ka bërë këtë veprim pa dhënë ndonjë sqarim.

“Ky lloj i kufizimit të lirisë së lëvizjes është demonstrimi më i zakonshëm i forcës dhe një manifestim i dukshëm i shovinizmit, sepse turnet alpinistike në Malet e Sharrit janë mjaft të zakonshme, përveç kur alpinistët janë të kombësisë serbe”.

“U kërkojmë nga alpinistëve serbë dhe qytetarëve të Shtërpcës që të jenë të qetë dhe të mos bien pre një provokim të qartë nga ana e Prishtinës”, thuhet në reagimin e Zyrës Serbe për Kosovën, të publikuar në rrjetin social Facebook.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës të cilët kanë thënë “Janë anuluar të gjitha kërkesat e të gjitha shoqatave alpiniste , jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Kosova”.

Go to TOP