Kosova

Zyra e Petkoviqit financon ndërtimin e një sheshi në Hoqë të Madhe të Rahovecit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka njoftuar se do të financojnë ndërtimin e një sheshi në Hoqë të Madhe të Rahovecit.

Petkoviq ka thënë se e kishte kërkesë nga banorët lokalë kur e ka vizituar fshatin njofton zyra e tij.

“Më është prezantuar projekt-propozimi dhe zgjidhja konceptuale dhe ne si Zyrë për Kosovë, me kënaqësi do të financojmë ndërtimin e sheshit të Hoqës, i cili do të fillojë për një kohë shumë të shkurtër”, tha Petkoviq.

Ai tha se Hoça e Madhe është një nga vendbanimet më të vjetra serbe në Kosovë dhe në shekullin e 15-të përmendet se ajo kishte një shesh qendror.

“Më vjen mirë që ky rajon i famshëm i verës, i cili çdo vit vizitohet nga një numër gjithnjë e më i madh turistësh, po zhvillon potencialin e tij dhe ne si Zyrë do të ndihmojmë në këtë rrugë dhe besoj se sheshi i qytetit do të jetë një tërheqje e re, por ne do të vazhdojmë të ndihmojmë përmes llojeve të tjera të mbështetjes”, përfundoi Petkoviq.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort