Zogjtë shtegtojnë nga Kriporja e Ulqinit të ushqyer dhe me unazë në këmbë
Shtegtimi vjeshtor i zogjve është në zhvillim e sipër – miliona janë duke fluturuar nga Evropa dhe Azia në Afrikë.
Një prej ndalesave të rëndësishme në rrugëtimin e tyre të gjatë është Kriporja e Ulqinit, në skajin jugor të Malit të Zi.
Shkencëtarët i shënojnë ata me numra identifikimi dhe kontrollojnë shëndetin e tyre, e pastaj i lënë të vazhdojnë shtegtimin. /REL/