Zogaj falënderon qytetarët për mbështetjen në zgjedhje: Presim edhe votat e mërgatës
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Alban Zogaj, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve që i kanë dhënë besimin në zgjedhjet e fundit duke e konsideruar këtë si një përgjegjësi të madhe dhe një motivim për të vijuar angazhimin e tij politik.
“Me përulësi dhe mirënjohje të thellë, dua të falënderoj secilin prej jush që më ka dhënë besimin tuaj. Nga Prishtina e deri në çdo anë të Kosovës, vota juaj është një shtysë për të punuar edhe më shumë për ju dhe për vendin tonë,” tha Zogaj.
Ai veçoi mbështetjen e madhe që ka marrë në Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Ferizaj, Lipjan, Gjakovë, Obiliq, Istog, Vushtrri dhe në shumë komuna të tjera duke premtuar se nuk do ta harrojë këtë besim.
“Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë,” shtoi ai, ndërsa theksoi se tani pritet edhe numërimi i votave nga mërgata, të cilat mund të jenë vendimtare për rezultatin përfundimtar. /Kosova.info/
