Zjarrfikësit – institucioneve: Mos na quani ‘heronj’, por kryeni obligimet

Sindikata e Zjarrfikëseve të Kosovës ka reaguar pasi Ministria e Financave ka përjashtuar këtë institucion nga rritjen e pagës për tre muajt e fundit, orët shtesë dhe ndërrimet e natës dhe festat.

Përmes një komunikate për media nga zjarrfikësit, thuhet se ky vendim ka irrituar dhe indinjuar pa masë zjarrfikësit e Kosovës dhe sipas tyre, kjo tregon se zjarrfikësit e Kosovës janë në mëshirën e askujt dhe pa përkujdesje institucionale.

Ata kanë kërkuar urgjentisht që të ndërrohet ky vendim në mënyrë që të mbrohen interesat e zjarrfikësve.

“Vendimi i ministrit te financave që të ketë rritje për tre muajt e fundit, për orët shtesë ndërrimet e natës dhe festat për kategoritë tjera, Policinë e Kosovës, Shërbimin spitalor dhe Klinik te Kosovës, Ministrin e shëndetësisë , ATK- Dogana, Inspektoratin e Kosovës, Shërbimin korrektues te Kosovës duke i përjashtuar Zjarrfikësit, ka irrituar dhe indinjuar pa masë zjarrfikësit e Kosovës dhe kjo tregon se Zjarrfikësit e Kosovës janë në mëshirën e askujt dhe pa përkujdesje institucionale, andaj kjo padrejtësi duhet që të korrigjohet dhe edhe zjarrfikësit të përfshihen në këtë rritje. Ky veprim i Ministrit është i pa matur dhe diskriminues ndaj zjarrfikësve”, thuhet në njoftimin e Zjarrfikësve. /Kosova.info/

Go to TOP