Zjarr në një pompë derivatesh në Mramor, policia jep detaje

Zjarri ka kapluar një pompë derivatesh në fshatin Mramor të Prishtinës sot rreth orës 04:00.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Express se policia ka pranuar informata për këtë incident sot rreth orës 04:00.

Sipas saj, zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar.

Ahmeti njoftoi se nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.

https://www.dailymotion.com/embed/video/x8ch1cw?autoplay=1
Go to TOP