Zjarr në Maliq, flakët përfshijnë sipërfaqe të madhe toke në fshatin Shtiqas të Shqipërisë

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të madhe toke në fshatin Shtiqas të Maliqit në Shqipëri.

Flakët favorizohen edhe nga era e fortë. Në zonë kanë mbërritur punonjës të zjarrfikëses, shërbimit të mbrojtjes së pyjeve dhe banorë të cilët po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht deri më tani, nuk raportohet që ndonjë banesë të jetë e rrezikuar nga flakët.

Go to TOP