Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë një DJ nga Kosova

Të dielën ka humbur jetën në një aksident trafiku në veri të Italisë, një DJ 40-vjeçar nga Kosova.

Sipas mediave italiane ai ishte duke drejtuar Ferrarin e tij GT C4 me shpejtësi 200 kilometra në orë kur e humbi kontrollin në rrugën mes Ivreas dhe Santhias dhe u përplas në rrethoja dhe vetura shpërtheu në zjarr.

Gazeta “Blick” ka thënë se bëhet fjalë për një DJ që jetonte në Villeneuve VD të Zvicrës. Ai të shtunën mbrëma kishte performuar në një klub në Kantonin Wallis të Zvicrës e më pas me Ferrari u nis drejt Italisë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi është i komplikuar pasi të vdekurit u dogjën në veturën që mori flakë. Ndërkohë, policia e Settimo Torinese ka kontaktuar disa të afërm dhe u ka kërkuar atyre që të ndihmojnë në identifikimin e të vdekurve përmes analizës së ADN-së.

Ndërkohë Komuna e Junikut ka bërë një postim për vdekjen e kosovarit.

Siç informon kjo komunë përmes rrjeteve sociale, viktima e këtij aksidenti është Hysni Qestaj.

Krahas ngushëllimeve, komuna ka publikuar edhe foton e viktimës së aksidentit.

https://www.blick.ch/schweiz/bretterte-isa-q-vor-dem-horror-crash-mit-200km-h-ueber-die-autobahn-jetzt-spricht-bruder-des-schweizer-ferrari-toten-von-norditalien-id19593017.html
Go to TOP