Zjarr i madh në një fabrikë në Adana të Turqisë

Një zjarr ka shpërthyer në një fabrikë riciklimi në qytetin Adana të Turqisë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë ndërhyrjen.

Sipas informacioneve, zjarri nisi në orët e mëngjesit në lagjen Sarıhamzalı të distriktit Seyhan dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë fabrikën.

Në vendngjarje u dërguan shumë ekipe zjarrfikëse, policie dhe shërbime emergjente, raporton TRT, transmeton Kosova.info.

Aktualisht, autoritetet po punojnë për ta vënë zjarrin nën kontroll. 

Go to TOP