Zhegrova apo Greenwood në Juventus?

Ylli kosovar i Lillës, Edon Zhegrova dhe Mason Greenwood, i Getafës, raportohet se janë dy opsionet për t’u transferuar te gjiganti italian, Juventus.

“Zonja e Vjetër” sipas mediave italiane, tashmë është duke kërkuar përforcime për sezonin e ardhshëm.

Brazilian Felipe Anderson ishte pranë marrëveshjes me bardhezinjtë, por në fund gjithçka dështoi dhe ai vendosi për një tjetër opsion.

Juventinët thuhet se janë duke kërkuar një sulmues krahu për edicionin e ri.

Zhegrova dhe Greenwood siç raportohet, janë dy alternativat e mundshme për torinezët.

Zhegrova tek Lille është duke bërë një sezon fantastik duke ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane përfshirë edhe Juventusin.

Ylli i Kombëtares sonë në 41 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, ka shënuar 11 gola dhe nëntë asistime duke rritur ndjeshëm vlerën e tij.

Ndërkohë, edhe Greenwood po shkëlqen me Getafen në sezonin e tij të parë në formë huazimi nga Manchester United.

Go to TOP