Zhduket një person në Ferizaj, vëllai e raporton rastin në polici
Një rast i zhdukjes është raportuar në qytetin e Ferizajt.
Sipas policisë, i njëjti ka ndodhur më 4 korrik në rrugën “Brigada 161”,kur një qytetar ka njoftuar policinë se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti është iniciuar nga forcat e rendit si “Person i zhdukur”
Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thotë policia.
