E zgjodhi Zvicrën para Kosovës, Jashari: Ishte çështje e zemrës sime, u realizua një ëndërr

Teksa shumë futbollistë, që vijojnë me paraqitje të mira, presin një ftesë nga Allan Giresse të paktën për ndeshje miqësore me Kosovën, disa të tjerë s’e kanë fare atë ambicie.
E njëri nga ta është pikërisht Ardon Jashari, djaloshi me prejardhje nga Kosova, që duket se “mëmëdheu i ri” e ka tëhuajësuar jo pak.

Intervista e tij e fundit, e shpërndarë nga Blick, e vë në pah një entuziazëm të pashpjegueshëm të lojtarit, teksa fjalia është një farsë absolute, e cila s’interpretohet ndryshe pos si pavetëdije për atë që duhet t’i përkasë atij.

“Për mua kjo (luajtja për Zvicrën) është një çështje për zemrën time. Për mua dhe familjen time është realizuar një ëndërr me skuadrën e Natit”, theksoi ndër të tjera ai.

Mbetet të shihet nëse Zvicra do t’ia përmbushë në tërësi ëndrrën “djaloshit të përvuajtur” që për ironi mban mbiemrin e heroit të madh kosovar, Adem Jashari.

Vetë FFK, në një prononcim për Nacionalen, thotë se tentuan që ta afrojnë lojtarin, por i njëjti, përkundër sinjaleve pozitive që dha se do t’i bashkohej “Dardanëve”, vendosi t’u bishtërojë diskutimeve.

Go to TOP