Zemaj: Përgjegjësia morale dhe politike bie mbi LVV-në

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur para nisjes së seancës së 30-të për konstituimin e Kuvendit.

Sipas tij përgjegjësia e madhe morale dhe politike bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, për ngërçin politik.

“Përgjegjësia e madhe morale dhe politike bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje e cila as nuk dëshiron të gjejë një zgjidhje, as të ofrojë një zgjidhje por me kryeneçësinë politike vazhdon të mbajë peng institucionet e Kosovës”, tha ai.


Go to TOP