Zemaj: Brenda VV-së ka njerëz të akuzuar për krim dhe korrupsion

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë se Qeveria Kurti ka vetëm fjalë dhe retorikë boshe.

Ai thotë se krejt interesimi i tyre është për të kapur shtetin në të gjitha instancat Kushtetuese.

“Zakonisht 100 ditëshi i qeverive normale me program të qartë, me objektiva do të karakterizohej me plane konkrete, me ndryshime që do te ipnin plan të qartë dhe cilësore. Eshtë një vazhdimësi e keqe me një demagogji të tepruar dhe me popullizma të skajshme që akoma po i bëjnë dëm Kosovës në arenën ndërkombëtare, shohim vetëm fjalë, retorik boshe, fshehje prapa paaftësisë për të menaxhuar me situata të ndryshme, dhe krejt çka është interesimi i tyre është për të kapur shtetin në të gjitha instatncat kushtetuese, përmes mekanizmave që janë ndërtuar në Lëvizjen Vetëvendosje që këtu e kanë trupin por kokën e kanë në shtetet fqinje”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Zemaj, pohon se brenda VV-së ka njerëz të akuzuar për krim dhe korrupsion.

“Kjo është ta quaj kartë e pa arsyshme e cila përdoret, sepse po thuajse në çdo instancë që ka ndërtuar VV-ja, ka njerëz që kanë aktakuza për krim dhe korrupsion, ose ka njerëz që në të kaluaren e tyre janë shfajësuar përmes vjetërsimit të landëve dhe kjo nuk e arsyeton atë fakt. Shpresa që këta e kanë ndërtuar se hajnat do të jenë në burg, hajnat në fakt mbahen në qeveri dhe parlament, kjo është logjika vepruese e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverisë Kurti në këto 100 ditë sepse po të ishte ndryshe do të ishte një shpresë dhe dokuritë negative tjera” tha Zemaj për dokumentarin “Expose”

Go to TOP