Zelensky: Rusia po pëson humbje të rënda në lindje të Ukrainës

Rusia po pëson humbje të mëdha në vazhdimin e sulmeve të ashpra në rajonin lindor të Donetskut dhe po përgatit sulme të reja në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Sulmet shumë të ashpra ruse në rajonin e Donetskut po vazhdojnë. Armiku po pëson humbje serioze atje,” tha Zelensky në fjalimin e tij të natës me video.

Zelensky tha se ai beson se “Rusia po përqendron forcat dhe mjetet e sulmeve masive në infrastrukturën tonë, energjinë në radhë të parë”, shkruan Reuters.

In this image from video provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks to the Norwegian Parliament from Kyiv, Ukraine, Wednesday, March 30, 2022. Zelenskyy, speaking through an interpreter during a live video appearance before the 169-member Stortinget, said that “the future of Europe is being decided now.” (Ukrainian Presidential Press Office via AP)
Go to TOP