Zelensky e telefonon Ramën, e quan mik të Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka telefonuar e falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për Samitin e ardhshëm të Paqes.

“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderoj për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë”, ka shkruar ai në X.

Tutje Zelensky ka thënë se e ka informuar Ramën edhe për situatën e sigurisë në Ukrainë.

“E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, ka thënë ai. /Kosova.info/

Go to TOP