Zelensky dhe gruaja e tij nisin vizitën në Poloni

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe gruaja e tij, Olena, kanë arritur në Poloni të mërkurën. Ata u pritën me nderime ushtarake nga presidenti polak, Andrzej Duda, dhe gruaja e tij, Agata.

Ndër të tjera, ata do të takohet me qytetarët ukrainas në Kështjellën Mbretërore në Varshavë, të cilët kanë gjetur strehim në vendin fqinj.

Presidenti polak, Andrzej Duda, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. 5 prill 2023.
Presidenti polak, Andrzej Duda, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. 5 prill 2023.

Varshava konsiderohet një aleat i rëndësishëm i Kievit në luftën kundër pushtimit rus dhe ofron strehim për shumë ukrainas që janë larguar.

Polonia ishte shteti i parë që në fillim të marsit dërgoi tanket e para Leopard 2 në Ukrainë.

Ky shtet njoftoi gjithashtu dje se ka transferuar disa nga avionët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë, pas Sllovakisë e cila më 23 mars njoftoi se dërgoi katër avionët e parë në Kiev.

Që nga nisja e luftës në shkurt të vitit të kaluar, Zelensky ka udhëtuar shumë rrallë jashtë vendit.

Në shkurt, Zelensky vizitori Londrën, Parisin dhe Brukselin. Udhëtimi i parë i tij ishte në dhjetor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Go to TOP