Zbulohet pllaka `Shtëpia e Durimit` në shtëpinë e familjes Qerkezi

Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999.

Të pranishëm në shtëpinë e Nënës Ferdonije Qerkezi, ishin Nënkryetari i Komunës Flamur Fetahaj, Drejtori për Mjedis dhe Urbanizëm Arben Bakalli, Drejtoresha për Arsim Eranda Kumnova Baçi, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka Pylla dhe Këshilltari Xhavit Alijaj.

Në fjalën e tij nënkryetari Fetahaj, u shpreh se kjo pllakë simbolizon shembullin më konkret të durimit dhe sakrificës së popullit tonë, Nënën Ferdonije.

“Kjo nënë dhe të gjitha familjet e dëshmorëve dhe martirëve, do të kenë gjithmonë mbështetjen tonë si institucion” tha ndër të tjera ai.

Ky projekt është financuar nga Komuna e Gjakovës. /Kosova.info/

Go to TOP