Real Sociedadi raportohet se nuk do të lëvizë nga qëndrimi në lidhje me yllin e skuadrës, Martin Zubimendin, pavarësisht interesimit nga Arsenali e Barcelona për të.
23-vjeçari i dha fund spekulimeve për një largim të menjëhershëm nga “San Sebastian” në janar, duke nënshkruar një zgjatje të kontratës deri në vitin 2027.
Ai kontratën e rinovoi në tetor të vitit të kaluar, teksa Arsenali dhe Barcelona po vazhdojnë të rrisin interesimin për të.
“The Times” ka raportuar se për transferimin e Zubimendit duhet paguar 60 milionë euro, pasi besohet se ky është çmimi i vendosur në klauzolën e largimit të lojtarit.
“Topçinjtë” janë në garë edhe për transferimin e Moises Caicedos nga Brightoni, teksa spanjolli tani duket se mund të shihet si alternativë.
Në anën tjetër, as Barcelona nuk pritet të paguajë këtë shifër në këtë afat kalimtar dimëror.