Ylli blen amerikanin Jalen Nesbitt

KB “Golden Eagle Ylli” ka përforcuar radhët e veta me një basketbollist amerikan.

Jalen Nesbitt është lojtar i ri i klubit nga Suhareka. Ylli përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me amerikanin.

30-vjeçari luan në pozita 2/3, teksa në dy sezonet e fundit ishte pjesë e basketbollit spanjoll.

 “Jalen luan në pozitat 2/3. Ai dy vitet e fundit ishte pjese e ekipeve spanjolle 21-22 Almansa, 22-23 TAU Castello. Ai ka luajtur edhe në  Danimarkë dhe Sllovaki ku ishte edhe MVP i ligës”, thuhet në njoftimin e KB Yllit. 

Go to TOP