Yildiz lëndohet gjatë ndeshjes që Juventus e fitoi kundër Milanit

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, ka dhënë një përditësim të fundit mbi lëndimin e Kenan Yildiz, i cili pësoi një dëmtim të dyshuar në muskujt e kofshës gjatë fitores 2-0 ndaj Milanit.

Reprezentuesi turk u zëvendësua në pjesën e parë, me Timothy Weah që hyri dhe shënoi golin e dytë vendimtar.

Yildiz u zëvendësua gjatë pushimit sepse ndjeu diçka në muskujt e kofshës. Nuk desha të rrezikoja. Do ta vlerësojmë; shpresoj që të mos jetë asgjë serioze”, tha Motta pas ndeshjes.

Vlerësimi i mëtejshëm do të përcaktojë shkallën e dëmtimit, por optimizmi i Mottës sugjeron që nuk është një lëndim afatgjatë.

Rikthimi i Vlahović dhe përditësimi për Conceição

Dusan Vlahović, i cili ka qenë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskular, u rikthye si zëvendësues në pjesën e dytë. Motta foli rikuperimin e sulmuesit serb.

“Dusan është në formë të mirë pas një periudhe larg fushave për shkak të një dëmtimi muskular. Gjëja e rëndësishme është të kuptojmë filozofinë tonë, dhe djemtë janë shumë të zgjuar. Nuk ka rëndësi numri i minutave, por cilësia, dhe të gjithë bënë mirë sot”.

Ndërkohë, Francisco Conceição nuk ishte i disponueshëm për ndeshjen ndaj Milanit, por Motta shpreson që anësori portugez të rikthehet për ndeshjen e ardhshme.

“Ai po përmirësohet dhe shpresoj që të rikthehet në grup për ndeshjen tjetër.”

Ndeshjet e ardhshme

Juventusi do të përballet me Club Brugge në Ligën e Kampionëve më 21 janar, e ndjekur nga një përballje e rëndësishme në Serie A ndaj Napolit të shtunën. Disponueshmëria e Yildiz dhe Conceição do të jetë vendimtare ndërsa Juventusi synon të ruajë momentumin në të dyja kompeticionet.

Go to TOP