Yamal mesazh PSG-së: Ne jemi gati

Pas pak orësh, FC Barcelona dhe Paris Saint-Germain do të përballen në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e Katalonasve (3-2), avantazh ky i lehtë për të besuarit e Xavi Hernandez.

Skuadra e cila do të triumfojë sonte, do të prek gjysmëfinalen e garës më të madhe evropiane.

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, përmes llogarisë së tij në Instagram, ka paralajmëruar kampionët në fuqi të Francës së ‘Blaugranat’ janë gati për duelin e sotëm.

“Ne jemi gati” , ka shkruar Yamala, i cili po bën një sezon të madh me skuadrën spanjolle.

Ndeshja mes Barcelonës dhe PSG-së fillon në orën 21:00.

Go to TOP