Xhaka mban shpresat te Xherdan Shaqiri: Na duhet në formë ndaj Francës

Zvicra sfidon sot kampionët e Botës në fuqi, Francën. Helvetët do të provojnë të bëjnë surprizën, ndërsa do t’iu duhet të japin më shumë se 100% për të kaluar “Gjelat”.

Sakaq, Granit Xhaka i ka shpresat te patrioti i tij, Xherdan Shaqiri, për të cilin thotë se është i mahnitshëm.

“Shaqiri është lojtar i mahnitshëm. Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Ai e ka dëshmuar këtë në vitet e fundit dhe po ashtu ndaj Turqisë. Na duhet Shaqiri në formë të mirë sot”, u shpreh Xhaka.

Go to TOP