Xhaka “Lojtari i Vitit” te Sunderland, reagon pas çmimit: I besova vizionit

Granit Xhaka është zgjedhur “Lojtari i vitit” te skuadra e Sunderland.


Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare ishte lojtar kyç në
mesfushën e skuadrës angleze që garoi këtë vit në Premierligë pas
promovimit në sezonin e kaluar nga Championship.


Xhaka ka kontribuar në këtë sezon me 1 gol dhe 6 asistime me
Sunderland që ka kaluar pritshmëritë duke arkëtuar 47 pikë në 35 ndeshje
deri tani dhe duke u renditur në pozitën e 12-të.


Pas marrjes së çmimit Xhaka në Instagram u shpreh i lumtur duke thënë
se ndihet krenar që i besoi projektit të klubit, pavarësisht se shumë
kishin dyshuar në zgjedhjen e tij për t’u transferuar në Sunderland nga
ish-kampioni i Gjermanisë, Bayer Leverkusen.


“Njerëzit e vunë në dyshim transferimin. Unë i besoja vizionit. Sot,
duke qëndruar këtu si Lojtari i Vitit, nuk ndiej gjë tjetër veçse
krenari, mirënjohje dhe uri për më shumë. Faleminderit tifozëve që më
përqafuat që nga dita e parë, për pasionin tuaj, besimin tuaj dhe
mbështetjen tuaj të pakushtëzuar në çdo betejë. Ky klub do të thotë
gjithçka”.

Go to TOP