Xabi Alonso kundër ndeshjes së LaLiga në Miami
Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, ka dalë kundër vendimit të LaLiga për ta zhvilluar një ndeshje të kampionatit spanjoll në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Javën e kaluar, LaLiga ka njoftuar se ndeshja mes Villarreal – Barcelona do të luhet në Miami më 20 dhjetor, duke u bërë ndeshja e parë e një lige evropiane që zhvillohet jashtë kontinentit. Ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta mes futbollistëve.
Shoqata e Futbollistëve të Spanjës ka njoftuar për një protestë simbolike në fillim të çdo ndeshje këtë javë. Në takimin Oviedo – Espanyol, lojtarët kanë qëndruar të palëvizur për pesëmbëdhjetë sekonda në shenjë pakënaqësie.
“Jemi kundër kësaj ndeshje, sepse e shtrembëron garën”, ka thënë Alonso. “Nuk ka pasur as konsultim e as pajtim për ta luajtur në terren neutral. Protestat janë të drejta dhe tregojnë se lojtarët e duan garën e ndershme”.
Real Madrid, që udhëheq tabelën e LaLiga, do të përballet të dielën me Getafe. Alonso e ka konfirmuar se Kylian Mbappe do të jetë gati për ndeshje, pasi ka kaluar shqetësimet në kyçin e këmbës.
