WhatsApp teston veçorinë interesante për video-thirrjet

WhatsApp tashmë ju lejon të shikoni një video në YouTube në modalitetin Picture-in-Picture dhe ky funksionalitet mund të jetë i disponueshëm për video-thirrjet në platformë.

Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Meta-s po teston shtimin e këtij modaliteti (PiP) për aplikacionin e tij iOS.

WABetaInfo, i njohur për mbajtjen e një gjurmimi të veçorive të WhatsApp ka bërë të ditur se modaliteti PiP për video thirrjet është duke u testuar si pjesë e WhatsApp për versionin beta të iOS 22.24.0.79. Nuk ka detaje nëse po ndodh e njëjta për Android.

Me këtë, ju do të jeni në gjendje të bisedoni me njerëzit në video-thirrje WhatsApp dhe të njëjtën kohë të shikoni aplikacione të tjera, njësoj siç mund të bëni kur shikoni video në YouTube në modalitetin PiP.

Go to TOP