Von der Leyen: Askush në Evropë s’do të ngrijë këtë dimër, Putin do të dështojë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se kreu i shtetit rus, Vladimir Putin, nuk do të ketë sukses të shantazhojë furnizuesit e energjisë dhe thekson se askush në Evropë nuk do të ngrijë këtë dimër.

Von der Leyen, në një intervistë për të përditshmen vjeneze “Kurir”, theksoi se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Putin është përpjekur të shantazhojë dhe të ndajë Evropën me furnizime me energji, transmeton Klankosova.tv.

“Ai do të përjetojë sërish dështim” – theksoi ajo, duke shtuar se plani i kursimeve i Komisionit Evropian përmban një “rrjet sigurie për të gjithë anëtarët”.

Von der Leyen theksoi se askush në Evropë nuk do të ngrijë këtë dimër.

Me reduktimin e propozuar të Komisionit të konsumit të gazit me 15 për qind nga 1 gushti deri më 31 mars, shpjegon ajo është e mundur të kalohet dimri i sigurt edhe në rast të një pezullimi të plotë të dërgesave nga Rusia.

Kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë, ajo theksoi se “një marrëdhënie normale me Putinin është e paimagjinueshme”.

“Rusia është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe pavarësisht kësaj, Putini ka nisur një luftë barbare. Kjo shkelje e rendit tonë të paqes është e vështirë”, theksoi ajo.

Go to TOP