SPORT

Volejboll/Kosova zë pozitën e gjashtë në Kampionatin Ballkanik

Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, ka mbyllur aventurën në Kampionatin Ballkanik që u zhvillua në Mioveni të Rumanisë, me ndeshjen për vend të pestë kundër Bullgarisë, të dielën në mëngjes.

Vashat ‘Dardane’ u desh të pajtohen me një disfatë 0-3 (8:25, 14:25, 10:25) nga rivalet bullgare në këtë përballje, por nga ky Kampionat Ballkanik dalin si ekipi i gjashtë më i mirë, pasi mposhtë Maqedoninë e Veriut për këtë pozitë.

Kujtojmë se Kosova ishte pjesë e Grupit A në këtë kompeticion, ku bënin pjesë Kombëtare shumë të forta si ajo e Bullgarisë, Turqisë dhe Rumanisë.

Në tërësi, ishte një përvojë e mirë për këto lojtare që në të ardhmen pritet të jenë pjesë edhe e ekipit senior. /Kosova.info/

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort