Vushtrria triumfon ndaj Vëllaznimit, Besa me lehtësi ndaj Llapit

Të dielën u luajtën edhe dy ndeshje të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).  

Vushtrria ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës. Ndeshja në Vushtrri përfundoi 30-24 për skuadrën vendase.

Vushtrriasit nisën menjëherë shkëputjen në rezultat, ndërsa epërsia shkoi deri në dhjetë gola. Muhamet Hyseni ishte më efikasi te Vushtrria me shtatë gola. Gjashtë i kishte Bozhidar Nikoqeviq, kurse pesë i realizoi Armend Karaça.

Arbër Neziri shënoi gjashtë gola për Vëllaznimin, derisa pesë i kishte Granit Fana. Nga katër i shënuan Florian Rexha e Labinot Kërleshi.

Në ndeshjen tjetër të së dielës, kampioni dhe lideri, Besa Famgas, fitoi bindshëm ndaj Llapit. Ndeshja në Podujevë përfundoi 46-20 në të mirë të ekipit pejan.

Olsi Mulaj ishte më efikasi me 11 gola. Tetë i realizoi Arbios Mushkolaj, kurse shtatë i shënoi Franco Daniel Gavidia.

Te Llapi u shqua Blerton Hasani me tetë gola. Endrit Havolli shënoi pesë gola.

Go to TOP